Ekonomia Online
FUNDIT

Statistika që tregojnë se Man Utd është ekipi më në formë në Premierligë

Statistika që tregojnë se Man Utd është ekipi më në formë në Premierligë

Manchester United po shkëlqen në Premierligë, e kjo më së miri dëshmohet nga renditja tabelare. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” janë në vendin e parë me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur. Fitorja 1:2 ndaj Fulhamit në Premierligë para pesë ditëve e dërgoi rekordin e Manchester […]

Manchester United po shkëlqen në Premierligë, e kjo më së miri dëshmohet nga renditja tabelare. Aktualisht, “Djajtë e Kuq” janë në vendin e parë me 40 pikë, dy më pak se Manchester City që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Fitorja 1:2 ndaj Fulhamit në Premierligë para pesë ditëve e dërgoi rekordin e Manchester Unitedit në 13 ndeshje pa humbje në Premierligë. Prej tyre janë 10 fitore dhe tri barazime.

Gjithsej në 17 ndeshjet e luajtura jashtë “Old Traffordit”, ata kanë 13 fitore dhe katër barazime. Humbja e fundit në udhëtim ishte ndaj Liverpoolit më 19 janar të vitit të kaluar me rezultatin 2:0.

Gjithashtu, në shtatë nga 10 ndeshje në këtë sezon Manchester United ka arritur ta përmbysë rezultatin duke fituar në fund, më shumë se çdo klub tjetër në historinë e Premier League dhe me vetëm gjysmën e ndeshjeve të sezonit të zhvilluara.

Së fundmi, ata eliminuan Liverpoolin nga FA Cup duke e mposhtur me rezultat 3:2 në “Teatrin e Ëndrrave”.

Të ngjashme