De Ligt: Ja pse zgjodha Juventusin

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Matthijs de Ligt ka zbuluar se atë e ka magjepsur futbolli italian për të kaluar te Juventus përpara një kalimi në Angli ose Spanjë.

Pas disa muajsh spekulimi, 19-vjeçari më në fund finalizoi marrëveshjen me kampionët e Serie A për 75 milionë euro.U tha se Manchester United dhe Barcelona ishin dy ekipet më të afërta për të nënshkruar me lojtarin, por në fundi ai zgjodhi Torinon, transmeton lajmi.net.

“Shumë nga idhujt e mi të së kaluarës janë italianë, të tillë si [Paolo] Maldini, [Franco] Baresi, [Alessandro] Nesta, [Fabio] Cannavaro dhe [Gaetano] Scirea”.

“Kur flisni për mbrojtës, atëherë ju flisni për ato emra”.“Unë në fakt u dashurova me mënyrën e mbrojtjes italiane dhe bëra një zgjedhje të bazuar në atë”, ishin fjalët e para të holandezit si lojtar i Juves.

Të ngjashme