Matthijs de Ligt ka insistuar që transferimi i tij te Juventusi nuk ishte ndikuar nga Cristiano Ronaldo por nga ambiciet e tij personale.
Qendërmbrojtësi holandez së fundi e kompletoi marrëveshjen 75 milionëshe te Zonja e Vjetër pas një sezoni të mrekullueshëm me Ajaksin.
“Pas finales së Ligës së Kombeve, isha tashmë i sigurt që doja t’i bashkohesha Juventusit, por prapë ishte një kompliment i madh që Cristiano të më kërkojë t’i bashkohem këtu, por nuk e bëri dallimin”, ka thënë De Ligt për për reporterët.
“Kam ardhur këtu sepse Italia është njëri prej vendeve më tradicionale për mbrojtësit. Juventusi është një hap shumë i mirë përpara për mua”, ka shtuar mes tjerash ai.