Barcelona ka identifikuar mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs De Ligt, si prioritet gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe shihet si pasardhës i mbrojtësit Gerard Pique.
De Ligt është i rregullt në formacionin e Ajaxit që në moshën 18-vjeçare dhe me paraqitjet e tij ka rritur interesimin e klubeve evropiane për transferim të mundshëm.
Gjatë kësaj vere, i riu holandez është lidhur me një transferim në Premier Ligë, por TV3 raporton se Barcelona ka hyrë në garë për transferimin e tij.
De Ligt shihet si pasardhës i mbrojtësit spanjoll Gerard Pique.
Për shërbimet e holandezit Barça duhet të bëjë garë me Manchester Unitedin dhe Tottenham Hotspur që kanë shprehur interesim për të gjatë verës.