Lëndohet Ramosi, do të mungojë kundër Barçës dhe Liverpoolit

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, është lënduar gjatë grumbullimit me Kombëtaren e Spanjës dhe si pasojë pritet të mungojë kundër Barcelonës në La Liga dhe kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi njoftoi se Ramosi u lëndua sa ishte në detyre me Spanjën.

“Pas testeve të bëra sot në kapitenin sot Sergio Ramos nga Shërbimi Mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor në pjesën e brendshme të puplës së këmbës së majtë”, ka thënë Real Madridi në një komunikatë për media.

Ramos i zhvilloi vetëm katër minua lojë në fitoren e Spanjës 3:1 kundër Kosovës të mërkurën.

Klubi madrilen nuk ka treguar se do të mungojë Ramos, por natyra e lëndimit të tij lë të kuptohet se ai do të mungojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e ardhshme dhe kundër Barcelonës më 10 prill.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme