Ramos u ka treguar tashmë miqve të ngushtë te Real Madrid se në cilin klub po planifikon të transferohet

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Sergio Ramos është larguar nga Real Madridi pas 16 sezonesh dhe 35-vjeçari u ka zbuluar miqve të tij të ngushtë te klubit spanjoll destinacionin e tij të radhës.

Ramos thuhet se tashmë e ka ndarë mendjen për transferimin e tij pasi largimit nga Santiago Bernbeu.

Ky është një lajm i keq për Manchester United, Manchester City dhe klubet e tjera të Ligës Premier të lidhur me nënshkrimin e tij, pasi qendërmbrojtësi legjendar pritet të bashkohet me Paris Saint-Germain si një transferim i lirë.

Katër herë fituesi i Ligës së Kampionëve u la jashtë në mënyrë tronditëse nga skuadra e Spanjës në Euro 2020, por nuk ka asnjë shenjë se ai është plakur si lojtar. Kështu që ai do të ishte një shtesë e fortë në mbrojtjen e PSG-së që humbi përvojën e Thiago Silvas, i cili kaloi te Chelsea një vit më parë.

Sipas mediumit Tiempo de Juego, Ramos mori një ofertë nga klubi parisien, e cila është më e lartë financiarisht sesa ato nga ekipet e Mançesterit dhe se ai u ka thënë miqve të tij te Reali se do të luajë për gjigantët e Ligue 1 sezonin e ri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme