Icardi i ka dalë në ndihmë Stefan de Vrijt.
Interi e ka mposhtur në udhëtim Lazion 3-2 për të siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.
Interi ishte duke humbur 2-1 deri në minutën e 78’, kur mysafirët realizuan dy gola të shpejtë, Icardi (78’) dhe Vecino (81’), që sezonin e ardhshëm do të bëjnë gara në kompeticionin ku triumfuan në vitin 2010.
Për fatin e tij të keq, Stefan de Vrij, që sezonin e ardhshëm do ta veshë fanellën e Interit, e shkaktoi penalltinë në minutën e 78’, që e ndryshoi krejtësisht ndeshjen. Holandezi është vërshuar nga kritikat nga të katërta anët, por i ka dalë në ndihmë kapiteni i Interit, Mauro Icardi.
“Ishte e shkruar. Gjithë lojtarët janë profesionist, nuk mendoj se bëri faull me qëllim. U mundua të më ndal që të shënojë, ishte vetëm e shkuar”, tha Icardi.
“Duhet të forcohemi sezonin e ardhshëm sepse një klub si Interi nuk mund të lejojë që të ketë paqëndrueshmëri. Këtë duhet ta zgjidhim sepse e nisëm mirë sezonin, më pas ram krejtësisht”.