Debat filozofik mes Kurtit dhe Krasniqit në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pasur një debat filozofik me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Krasniqi i ka thënë Kurtit se është i lumtur “që kanë evoluar”, por atij Kurti ia ka kthyer se “kurrë s’kanë qenë populistë”, duke e akuzuar opozitën për populizëm.

Debati lindi pasi që Krasniqi i tha Kurtit se “nuk është demokraci kur besoni se popullit nuk duhet të pyetet”, referuar deklaratës së mëhershme të kryeministri i cili tha se “populli s’është ekspert”.

“Unë thash populli nuk është ekspert, por thash se është burim i sovranitetit”, ka thënë Kurti.

Po ashtu, Kurti tha se “populli s’është njësi organike”, e as “homogjen”, teksa e citoi edhe ekonomistin John Maynard Keynes.

“Mirë që e cituat Keynes, sepse më herët e keni pasur dikë tjetër në shkollën e Lëvizjes Vetëvendosje, Leninin”, ka thënë Memli Krasniqi.

Debati filozofik mes Krasniqit dhe Kurtit ishte edhe për ordoksinë si koncept ekonomik.

“Kurti e ka fjalën për aspektin ideologjik, jo për religjion – se mund të keqkuptohet”, ka thënë Hekuran Murati, ministri i Financave.

“Populli është burim i sovranitetit, kritika ime ishte në pretendimin që nuk ka ekspertizë si popull. Populli ekspert nuk është prandaj, ekziston specializimi i lartë e arsimi. Secili shtet duhet t’i përshtatet rrethanave të veta por nuk mund të thuhet qe është ky model teorik që duhet të bëhet në praktikë”, tha ai.

Të ngjashme