Në seancën e Kuvendit është zhvilluar debat i ashpër ndërmjet ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, raporton Ekonomia Online.
Kusari-Lila tha se Haradinaj ia ka “futur” me debatin për krizën energjetike, kurse Qeveria po flet me fakte për projektin e gazsjellësit.
“Ramush aspak unë s’ia futa, por ia ke fut ti për debat sot, sepse në këtë kërkesë ti ke shkruar që Kosova rrezikon krizë energjetike, për këtë duhet me u diversifikuar për gaz. E sot kriza energjetike është e shkaktuar si rrjedhojë e shtrenjtimit të çmimit të gazit”.
Pas kësaj Haradinaj ka pyetur se a e kom përdorë këtë fjalë, ngase nuk po i kujtohej.
“Pernime po ju pys. S’po më kujtohet bre? Deformim të fakteve po, po kqyrne naj kun se a e kam përdor fjalën me të futme”, tha Haradinaj.
Kurse ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se në projektin e gazi është punuar për tri vjet, por që duhen ende sqarime, raporton EO.
“Opsionet për investime në rrjet do të analizohen nëse bëhet investim. Sa i përket avancimit t rrjetit mund të jetë në masë të ndikimi mund të jetë te konsumatori. Nuk është refuzuar gazi nëse bëhet është opsioni më i mirë e nëse nuk bëhet duhet të përdorim strategji të tjera”.
“Kush e bën kontraktimin e gazit. Ku shkon gazsjellësi pas Kosovës dhe për këto pyetje nuk ka përgjigje. Në projektin e gazit është punuar tri vite”.