Debatet e të rinjve nëpër rrjete sociale po “eskalojnë” në gjuhë të urrejtjes

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 18:42 | Nga Diellza Gashi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Demokraci për Zhvillim (D4D) ka organizuar sallonin me temën “Politika dhe rinia: Ku ndalet debati dhe fillon gjuha e urrejtjes?”, kësaj here në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.

Në këtë sallon, ku morën pjesë kryesisht të rinjtë, u diskutua për “trendet” e të të debatuarit tek të rinjtë, ndërsa u theksua se kohëve të fundit, gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale është shtuar.

Anëtarja e kryesisë së Rinisë për Vetëvendosje, Drita Dibrani, tha se shpeshherë debatet politike po përçojnë gjuhë të urrejtjes. Ajo ka shtuar se kur nuk ka argumente, fillojnë sulmimet dhe debati kthehet në aspekt personal.

Tutje, Dibrani ka theëksuar se rinia përbën një pjesë të rëndësishme të Kosovës, prandaj është shumë i rëndësishëm edukimi medial.

“Nëse ndalemi në rritjen e interesit të të rinjve, debatet duhet të jenë të shëndetshme dhe jo të degjenerojnë në gjuhën e urrejtjes. Kemi parë në rrjetet sociale, kur shohim debatet e të rinjve, kur debatet tejkalojnë në gjuhë jo të mirë. Ne Kosovë rinia përbën një përqindje të lartë, viteve të fundit kemi bërë organizime të ndryshme në formate rinore dhe në debate konstruktive”.

“Angazhimi është i rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, kjo është një prej gjërave që të rinjtë janë të gatshëm të angazhohen, mund të themi se debati është jetik, debatet politike në Kosovë mund të shohim kohëve të fundit. Kur shohin se janë në gjuhë më negative të rinjtë kanë shumë për të thënë dhe shoh se janë aktiv dhe se kohëve të fundit, mënyrën se si është bërë debati, shpeshherë nuk i dëgjojmë as se çfarë flasin gjatë debatit. Ne sulmojmë tjetrin kur nuk kemi argumente dhe kthehemi ne aspektin personal dhe e prekim aty ku mund të jetë jo mirë emocionalisht dhe e tejkalon temën për çka është thirrë. Nuk duhet të jemi figura nëse dalim në televizione, mos të jenë figura që nuk na dojnë, por të na dëgjojnë dhe të jemi më konstruktiv se të tjerët”, ka thënë Dibrani.

Ajo ka sugjeruar që edukimi medial të futet edhe si lëndë shkollore për nxënësit.

“Në aspektin medial ëahtë ligji i KPM-së, kemi dhe pjesën tjetër ne si qytetarë kur na cenohet e drejta e privatësisë mund të reagojnë në institucionet e drejtësisë. Mediat janë pushteti i katërt mund të them që bëjnë një punë te shkëlqyer me atë që shohim në terren. Tek edukimi medial duhet të punohet më shumë, çdoherë ka nevojë për përmirësime. Është mirë që edukimi medial të futet si lëndë nëpër shkolla”, shtoi ajo.

Ndërsa, kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, Vlerë Tahiri ka thënë se kalimi nga debari në gjuhë të urrejtjes ndodh për shkak të mungesës së argumentit, e që pastaj kalon në ofendime dhe etiketime.

Tahiri ka potencuar se shoqëria kosovare e ka problem dhe kompleks të pranojë gabimin dhe të kerkojë zgjidhje.

“Kalimi nga debati në gjuhën e urrejtjes shpeshherë ndodh nga mungesa e argumentit, zemërimit. E kemi problem dhe kompleks si shoqëri të pranojmë gabimin dhe të kërkojmë një zgjidhje ndryshe. Është me rendësi që në Kosovë të instalohen të dëgjuarit. Dëshiroj që çdo parti të punojë mirë për vendin. Nëse ndalemi i dëgjojmë debatet politike në Kosovë nuk presim me dëgjua mendimin e tjetrit por mundohen me ia kthye. Ka debate rreth një teme veç pse nuk është duke dëgjuar mirë rezultatet kanë qenë që mendimet kanë qenë të njëjta. Debati kalon në gjuhën e urrejtjes kur ka ofendime dhe etiketime”.

“Mediat e kanë një rol thelbësor në secilin aspekt nëse e shohim katër vitet e fundit shohim lëvizje dhe qasje tjetër sidomos në aspektin politik. Është një rol i jashtëzakonshëm që kanë mediat, duhet të ruajmë qetësinë nëse je pjesë e debatit, argumentet e tua duhet ta japësh në mënyrën më të drejtë dhe mos të jesh pjesë e asaj gjuhe të urrejtjes. Kjo është çka mundemi me bë sepse secili mundet ta kontrollojë veten e vet.  Debatet duhet te fokusohen në të mirën e qytetarëve dhe vendit tonë. Ne këshillojmë rinin tonë që të mos ketë mesazhe dhe komente të urrejtjes”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

Të ngjashme