Dëbora e parë në Kukës

Prishtinë | 22 Sht 2017 | 13:22 | Nga

Në Kukës dimri ka trokitur më herët duke zbardhur majat e maleve. Pas tre ditesh me shi dhe ulje të temperaturave, maja e Gjalicës është zbardhur këtë të premte. Rënia e dëborës së parë sinjalizon banorët për t’u bërë gati për stinën e ftohtë.

Përgatitjet e para janë sigurimi i druve për ngrohje. Një metër kub dru këtë vit kushton 3500 lekë, ndryshe nga vjet kur ishte 2500.

Në qytetin e Kukësit gjatë dimrit harxhohen më shumë se 15 mijë/metër kub dru zjarri nga familjet, pa llogaritur shkollat, institucionet parashkollore apo spitalet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme