Fitoi miliona gjatë sfidës në “Tik-tok”, Noizy ndërton tri shtëpi për familje shqiptare

Prishtinë | 06 Jan 2022 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Noizy është njëri ndër reperët që fiton shumë nga angazhimet e tij muzikore.

Por së fundi ai ka fituar miliona monedha të konvertura në para në një garë të zhvilluar në Tik Tok.

Noizy ishte në garë me një turk, ndërsa kjo garë ka mbledhur mijëra lojtarë.

Përmes një postimi në Instastory, ai dha lajmin e gëzueshëm, që pas fitores paratë do të shkojnë për ndërtimin e tri shtëpive. Ai shtoi se puna për ndërtimin e tyre fillon sot.

Një shtëpi do të ndërtohet në Kukës, tjetra në Tropojë dhe e treta në Durrës.

Reperi e dëshmoi edhe një herë për shpirtin e tij human.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme