Në fshatin Gllogjan të komunës së Deçanit policia ka realizuar një plan operacional, me ç’rast është kontrolluar dhe bastisur një lokal.
Pas një pune intensive operativo – hetimore, Njësiti i Hetimeve nga Stacioni policor Deçan dhe njësitet tjera në detyrë, me urdhër të Gjyqtarit të Gjykatës themelore në Pejë, dega Deçan, duke u koordinuar edhe me prokurorin e shtetit kanë realizuar bastisje të një lokali, nën dyshimin që ishin duke organizuar-lojëra të fatit ‘skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.
Bëhet e ditur se brenda në lokal janë gjetur një numër i konsiderueshëm i pajisjeve që shërbejnë për lojëra të fatit ‘ bastore sportive’, të cilat janë sekuestruar nga hetuesit policor.
Lidhur me rastin është arrestuar SH.S.(1963), pronar i lokalit, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë