Deçan, për 4 vjet, 36 gra pronare të trashëgimisë së regjistruar në emër të tyre

Prishtinë | 13 Pri 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Në Komunën e Deçanit nga viti 2015, kur edhe është nxjerrë një vendim për regjistrim të pronës së përbashkët, numri i grave që janë bërë pronare të regjistruara të pronave arrin në 36, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Vitin 2015, nga numri i lëndëve çdo e 8-ta palë në kërkesë ka qenë femër. Vitin 2016, e njëjta gjendje ka qenë si në vitin 2015. Vitin 2017 vetëdijesim më i madh, llogaritën të kenë qenë 9.9 për qind. Vitin 2018 çdo e 11-ta palë në kërkesën e tyre kanë qenë me regjistrim të pronës së përbashkët. Vitin 2019 dukshëm ka rritje. Nga fillimi i vitit deri më tani kemi 9 raste në regjistrim të pronës së përbashkët, ku në të shumtën e rasteve ka banesa apo dhuratë trashëgimi nga prindërit “, janë të dhënat e publikuara nga komuna.

Drejtori për Gjeodezi dhe Kadastër në këtë Komunë, Agron Muslijaj, pohon se kjo rritje është evidente vitet e fundit dhe kjo, sipas tij, po ndodh falë bisedave të tij sqaruese dhe stafit të tij me qytetarët për të drejtën e pronës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme