KEDS ka finalizuar punimet për vendosjen e kabllos alternative për qytetin e Deçanit, projekt ky që do të krijojë stabilitet dhe siguri shumë më të madhe të furnizimit me rrymë.
Kompania ka shtrirë kabllon alternative prej 2400 metrash të gjatë që lidhet në largpërçues, transmeton Klan Kosova.
“Kjo kabllo do të shërbejë si furnizuese e pjesës më të madhe të qytetit të Deçanit deri sa të rregullohet ndonjë prishje e paraqitur apo ndonjë e papritur tjetër që mund të ndodhë”.
“KEDS ka intervenuar në këto temperatura të ulëta ta shtrijë këtë kabllo, pasi kohën e fundit ka pasur probleme të furnizimit të këtij qyteti si rrjedhojë e dëmtimit të kabllos nëntokësore”.