Vendosja e masave emergjente për kufizim të furnizimit me energji për 60 ditë, deklarohet Rizvanolli

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 18:28 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është deklaruar pasi Qeveria ka miratuar propozim-vendimin për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”. Ajo tha se ky propozim vendim parasheh themelimin e Komitetit Teknik në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë me qëllim të identifikimit dhe paraqitjes së rekomandime për masa në sektorin e energjisë.

Përmes një postimi në facebook, Rizvanolli ka thënë se ky komitet do të identifikojë dhe rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara në bazë të të cilave Ministria e Ekonomisë do të marrë vendimin dhe publikojë masat kufizuese.

“Ky komitet do të identifikojë dhe rekomandojë zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara në bazë të të cilave Ministria e Ekonomisë do të marrë vendimin dhe publikojë masat kufizuese. Duke u bazuar në këto rekomandime, Qeveria si masë emergjente do të vendosë obligime të veçanta për ndërmarrjet e energjisë me qëllim të trajtimit të çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit, apo të shpërndarjes së energjisë”, ka shkruar ajo.

Në ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim për shpalljen e masave emergjente për kufizimin me energji elektrike në kohëzgjatje prej 60 ditësh, pas krizës energjetike që ka kapluar së fundmi vendin.

Sipas dokumentit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët dhe vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme