Ministrja Rizvanolli thotë se duhet të ketë rritje të çmimit të energjisë ose reduktime të ashpra

Prishtinë | 24 Jan 2022 | 17:54 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli është shprehur se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energji elektrike që konsumohet.

E sidomos sipas sajë gjatë dimrit dhe çmimit të lartë të importit.

Ministrja Rizvanolli theksoi se në situatën në të cilën ndodhet Kosova, ekzistojnë vetëm dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave.

“Që nga viti 2017 kur është hequr bllok tarifa, ne konsumojmë më shumë energji elektrike vit pas viti. Ne si shtet nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për të prodhuar energjinë që konsumojmë, sidomos gjatë dimrit ne varemi nga importi. Gjatë muajt dhjetor, janar e deri tani kemi importuar rreth 10 përqind të energjisë. Evropa, tani edhe Kosova po përballen me një krizë të jashtëzakonshme. Varësia jonë nga importi nuk ka qenë problem derisa çmimet kanë qenë 6 deri 9 centë për KWH… Sistemi ynë energjetik është pran kolapsit, nga këto dallime në çmimin e blerjes dhe shitjes janë akumuluar rreth 100 milionë euro borxhe në sistem. Ne jemi shteti më i varfër në Evropë, por prodhuesit dhe qytetarët nuk na pyesin për këtë. Këto janë fakte të dhimbshme, por duhet të jemi të sinqertë me veten dhe qytetarët dhe janë dy opsione, reduktime të ashpra ose rritje të tarifave. Pajtohemi të gjithë që reduktimet janë opsioni më i keq për qytetarët dhe ekonominë e vendit”, tha ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme