Deçani ende pa operator për mirëmbajtje dimërore rrugësh

Prishtinë | 20 Dhj 2018 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Deçanit ende nuk ka kontraktuar një operator për mirëmbajtje dimërore rrugësh.

Tenderi njëvjeçar për mirëmbajtjen dimërore të të gjitha rrugëve në territorin e kësaj komune është shpallur në tetor dhe për këtë projekt me kontratë kornizë Komuna ka parashikuar 50 mijë euro, por kontratë ende nuk ka nënshkruar me asnjë operator.

Izet Zenuni, drejtor i Shërbimeve Publike, thotë se procedurat e tenderimit janë kryer dhe se është shpallur edhe kompania fituese por, sipas tij, nënshkrimin e kontratës e ka pamundësuar ankesa e një operatori në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

Këtë ankesë, siç shkruan në faqen zyrtare të OSHP-së, operatori e ka deponuar në mesin e muajit të kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme