Deçani, Juniku, Gjakova e Rahoveci kanë qenë stacionet e radhës të “Karvanit të vaksinimit”

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 08:31 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se komuna e Deçanit, Junikut, Gjakovës e Rahovecit kanë qenë stacionet e radhës të Karvanit të vaksinimit, aktivitet ky njëmujor me qëllim të promovimit të vaksinimit kundër Gripit sezonal dhe kundër Covid-19.

Sipas MSH-së ky aktivitet sot do të mbahet në Kaçanik dhe në Han të Elezit, për t’u dhënë qytetarëve të këtyre dy komunave edhe një mundësi shtesë për vaksinim kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19.

Postimi i Plotë:

Deçani, Juniku, Gjakova e Rahoveci kanë qenë stacionet e radhës të Karvanit të vaksinimit, i cili sot do të jetë në Kaçanik dhe në Han të Elezit, për t’u dhënë qytetarëve të këtyre dy komunave edhe një mundësi shtesë për vaksinim kundër Gripit sezonal dhe kundër COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë si organizatore e këtij aktiviteti, bashkë me IKSHPK dhe me mbështetjen e OBSH-së, Zyrës në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, me që vaksinat janë mbrojtja më e mirë si kundër Gripit, ashtu edhe kundër COVID-19.
MSh ka siguruar doza përforcuese bivalente të vaksinës kundër COVID-19 që ofrojnë mbrojtje nga varianti Omicron, dhe të cilat qytetarët mund t’i marrin çdo ditë në njësitë e vaksinimit në QKMF në komunat e tyre, por edhe gjatë Karvanit të vaksinimit.
Vaksinimi me dozat përforcuese bivalente e ul ndjeshëm rrezikun nga infektimi dhe mbron nga format e rënda të sëmundjes nga COVID-19.
Ruaje veten-VAKSINOHU!

Të ngjashme