Në Deçan dakordohen për ndërprerjen e grevës, dorëhiqet kryetari i sindikatës në këtë komunë
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar rreth takimit që ka pasur me përfaqësuesit e SBASHK-ut në këtë komunë, janë dakorduar që greva në arsim të ndërpritet.
Kreu i Deçanit përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se në mospajtim me situatën që është krijuar në arsim, kryetari i sindikatës në këtë qytet, Avdullah Lataj ka dhënë dorëheqje
Postimi i plotë i Ramosajt:
Në takimin e mbajtur me përfaqësuesit
e SBASHK-ut, u dakorduam që greva të ndërpritet.
Përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan bëjnë thirrje që nga nesër të filloj procesi
mësimor.
Nga mospajtimi me situatën dhe gjendjen e krijuar në arsim, kryetari i
Sindikatës në Deçan prof. Avdullah Lataj, japë dorëheqje të parevokueshme nga
udhëheqësi i këtij institucioni.
Falenderoj përfaqësuesit e SBASHK-ut në Deçan për vendimin e marrur e në
veqanti prof.Avdullah Lataj .