Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se të hënën fillon aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Kanun Musshabanaj.
Ramosaj ka thënë se ky aksion do të mbahet në qendër të qytetit duke filluar nga ora 09:00.
Të dashur qytetarë, ju njoftoj se, të hënën, në ora 09:00, në qendër të qytetit të Deçanit, do të fillojë aksioni për grumbullimin e mjeteve financiare për shërimin e Kanun Musshabanaj. Bashkë ta ndihmojmë Kanunin”, ka shkruar Ramosaj.