Drejtori i Barcelonës, Deco ka folur për super-talentin brazilian, Vitor Roque, të cilin gjiganti katalunas e bleu verën e kaluar, por që e la atë të luajë në Athletico Paranaense, aty ku kishte shkëlqyer në dy sezonet e fundit.
Gjiganti katalunas po synon ta rikthejë 18 vjeçarin në Spanjë që nga janari, në mënyrë që ta ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave, shkruan “Gazeta Express”.
Nëse jo në janar, lojtari do të përfundojë në Kataluni maksimumi në verën e vitit të ardhshëm.
“Vitor Roque, një top talent, jam i sigurt se do të dijë ta menaxhojë presionin. Ne do të mundohemi ta rimarrim atë në Barcelonë qysh në janar. Do të presim dhe do të shohim, nuk varet veç nga ne. Vitor do të jetë e ardhmja e jonë. Nëse jo në janar, ai do të na bashkohet në korrik sigurisht”, deklaroi Deco, dikur futbollist i njohur portugez i Barcelonës.