Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, është deklaruar rreth situatës politike në Shqipëri, shtet i cili është futur në një krizë të thellë politike.
Deda ka thënë se potenciali i Shqipërisë është i madh, por se me gjendjen atje Shqipëria mund ta merr në qafë veten dhe gjithë shqiptarët.
“Shqipëria sivjet ende mund ta fillojë procesin e anëtarësimit në BE. Shqipëria në vitin 2020 e kryeson OSBE-në. Shqipëria mund të njihet dhe të jetë vend i jashtëzakonshëm i Evropës Juglindore, e me këtë edhe t’i ndihmojë të gjithë shqiptarët”.
“Por, Shqipëria që njihet si “narko-shtet”, e kapur nga mafia, në prag të konfliktit të brendshëm, do ta merr ne qafë edhe veten edhe të gjithë popullin shqiptar”.
Ai ka ftuar politikën në Shqipëri që ti japin fund përplasjeve ekstreme politike dhe t’i respektojnë rregullat demokratike.
“Marrëzia e politikës në Shqipëri duhet të përfundojë sa më parë. Kosova mund të ndihmonte po mos të ishte vetë në gjendje katastrofave”.
“Është prioritet nacional gjetja e rrugës dhe zgjidhjes për parandalimin e katastrofës kombëtare dhe humnerës ku mund të na dërgojë të gjithëve përshkallëzimi i situatës në Shqipëri”.
“Kjo bëhet vetëm duke respektuar rregullat bazike të një vendi të lirë e demokratik, ku kompromisi politik është vlerë. Zgjidhje me siguri që nuk është kokëfortësia për mbajtje të zgjedhjeve me 30 qershor, apo kallja e shkollave”.