Deputeti nga radhët e koalicionit LAA, Ilir Deda ka thënë se nga ky ngërç politik është e mundur të dilet vetëm pas diskutimeve në mes subjekteve politike.
“Pas kësaj që ka ndodh sot duhet të dalim prej kësaj situate nëpërmjet diskutimit politik. Nëse nuk zhbllokohet situata do të diskutohet për zgjedhje të reja. T’i kishim pas 61 deputetë i kishim bo 61 nënshkrime nuk i kemi 61 deputetë”, ka thënë Deda.
Ai ka shtuar se kjo situatë është duke e maltretuar komplet një popull.
“Ne jemi duke e maltretuar komplet një popull me budallaqe. Nuk do të shkojmë me PAN-in duhet të filloj një proces i diskutimit politik”.