Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë që ata nuk kanë ardhur në takimin konsultativ që të dëgjojnë se çka është mirë për koalicionin PAN, pasi sipas tij, kjo nuk është korrekte.
“Javën e kaluar jeni zotuar për këtë javë, na kemi mundur me ja bërë si Vetëvendosje dhe me thënë që këta po e zvarritin këtë kuvend. Korrektësia duhet të jetë edhe nga ana juaj qoftë ajo edhe minimale. Enver kështu nuk ec përpara, nuk kemi ardhur këtu me ju dëgjuar çka është mirë për ju, kjo nuk është korrekte”.
Ai po ashtu ka thënë se nuk kanë arsye t`i besojnë zotimit të PAN se do të marrin pjesë në seancën e propozuar për 24 gusht nëse nuk kanë marrë pjesë në seancën e javës së kaluar.