Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka kërkuar që procesverbalet e komisionit të kaluar të bëhen publike menjëherë, ngase shteti fqinjë e ka bërë një gjë të tillë.
Madje ai ka kërkuar që raporti i komisionit të ri të publikohet para muajit janar të vitit të ardhshëm, ngase sipas tij, nuk kemi kohë për të humbur.
“Kjo situatë është kundër Kosovës sa i përket çështjes së demarkacionit. Ju sa më shpejt të dilni me raportin përfundimtar. Nuk mund ta presim janarin ose shkurtin e vitit të ardhshëm. Por, kjo nuk do të thotë të punohet shkel e shko. A do të mund që orientimisht ta na tregoni një periudhë kohore, kur ne do të mund ta merrnim raportin e juaj. Nëse zgjatet kjo periudhë, do të ishte mirë të shihemi edhe njëherë këtu në komision, dhe të raportoni për punën tuaj”.