Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda në një postim në Facebook ka bërë të ditur se vija e kuqe do të i vendoset presidentit të vendit, Hashim Thaçit së pari në Kuvend me 4 shtator, e mandej edhe në protesta masive qytetare.
Postimi i Dedës i plotë:
Sipas të drejtës ndërkombëtare, aventura që e ka ndërmarrë Thaçi në proces me Serbinë interpretohet kështu:
– Kosova e zhbën njëanshëm të drejtën e shpalljes së pavarësisë dhe e delegjitimon mendimin pozitiv të GJND-së për ligjshmërinë e pavarësisë tonë;
– E kthen Kosovën ne rrafsh të kërkimit të aprovimit të ndarjes së vet si provincë nga Serbia;
– Humbet e drejta për kërkim të dëmshpërblimit të luftës, kthimit të Fondit Pensional të Kosovës;
– Prona publike në Kosovë duhet të ndahet me Serbinë, përfshi këtu pasuritë nëntokësore;
– Më shumë se 110 njohje të pavarësisë së Kosovës deri sot del që kanë qenë të gabuara, sepse janë bërë duke e njohur të drejtën e Kosovës për pavarësi, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë;
– E rikuptimëson intervenimin e NATO’s dhe të gjitha proceset ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri sot.
Kosova duhet të jetë më e fortë me çdo kusht për mposhtjen e shtetshkatërruesit. Vija e kuqe Thaçit i vendoset së pari në Kuvend me 4 shtator, e mandej edhe në protesta masive qytetare.