KRU “Prishtina” përmes një komunikate ka njoftuar se është shfaqur një defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirditës.
Në komunikat thuhet se disa zona do të kenë probleme me furnizimin me ujë.
Kmunikata e plotë:
Të nderuar konsumatorë, ju njoftojmë për një defekt në njërën pompë në rezervuarin e Mirëditës.
Si pasojë e këtij defekti, probleme me furnizimin me ujë të pijshëm kanë këto zona: pikat e larta furnizuese të lagjes së “Matiqanit”, pikat e larta të lagjes” Toukbashqe” dhe poashtu pikat e larta të lagjes ” Kolovicë” në Prishtinë.
Ekipet teknike të mirëmbajtjes janë duke u marë me rastin dhe në vendngjarje.
Për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, me keqardhje ju njoftojmë se do të merr pak më shumë kohë riparimi, por ç’është më e mira se ekipet teknike do të qëndrojnë gjatë gjithë natës së sontme në rezervuar, për të riparuar defektin në pompë.
Ju kërkojmë ndjesë, ju falënderojmë për durimin e treguar!
Do të bëjmë të pamundurën, që sa më shpejtë të keni furnizim të rregullt me ujë!