Deficiti i Eurozonës në nivelin më të ulët që nga viti 2008

Prishtinë | 25 Pri 2017 | 15:43 | Nga

Pas viteve të shtrëngimit të rreptë të buxhetit, niveli i huamarrjes qeveritare në Eurozonën prej 19 vendeve ka rënë në nivelin më të ulët që nga fillimi i vitit 2008.

Shifrat zyrtare të martën tregojnë se deficiti në Eurozonë ishte në 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në tremujorin e katërt të vitit 2016, nga 1.6 për qind sa ishte në periudhën e mëparshme tremujore.

Kjo është norma më e ulët që nga tremujori i parë i vitit 2008, kur ajo ishte gjithashtu 1.4 për qind.

Më vonë po atë vit, kolapsi i Bankës Amerikane të Investimeve “Lehman Brothers” shkaktoi fazën më akute të krizës financiare globale.

Në Eurozonë, kriza i ekspozoi problemet financiare të vendeve të caktuara, siç ishte Greqia, gjë që çoi në rritjen e numrit të deficitit të Eurozonës deri në 7 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2010.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme