Përmes një komunikate për media dega e tretë e Partisë së Drejtësisë (PD) në Prishtinë, shpreh shqetësimin e saj për ndotjen e enorme të ajrit në kryeqytetin tonë që kap vlerat më të larta në të gjithë botën. Duke i kujtuar nivelit lokal dhe atij qendror se sikur të zbatohej korniza ligjore në fuqi përkatësisht Ligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, Udhëzim Administrativ “Për Normat e Lejuara të Shkarkimeve në Ajër nga Burimet e Lëvizshme të Ndotjes”, do të kishim një situatë krejt me ndryshe.
Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është parandalimi dhe zvogëlimi i lirimit të gazrave të dëmshme në ajër nga burimet e lëvizshme siç janë automjetet, ku sipas statistikave automjetet dalin të jenë ndotësi kryesorë në të gjitha stinët e vitit.
Në përmirësimin e gjendjes se ajrit do të ndikojë edhe menaxhimi më i mirë nga Komuna, duke lehtësuar transportin, duke iu krijuar qytetarëve alternativa për parkingje jashtë qytetit dhe qasjen e tyre më të lehtë në transportin publik.
Kjo situatë po neglizhohet nga Komuna e Prishtinës për vite me radhë dhe ka sjell një gjendje ku kryeqyteti ynë është bërë vendi me i rrezikshëm për jetesë.
Kosova ka një infrastrukturë të mirë ligjore që do të ndikonte në një gjendje shumë më të mirë të ajrit dhe mjedisit në përgjithësi.