Degës së Gazetarisë i shtohet edhe një doctor shkence

Prishtinë | 08 Nën 2019 | 12:10 | Nga Ekonomia Online

Degës së departamentit të gazetarisë në Universitetin e Prishtinës i është shtuar edhe një doktor shkence.

Ai është Gëzim Qerimi aktualisht asistent në këtë degë,  këtë e ka bërë të ditur një mik i Qerimit, Osman Gashi përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Zyrtarisht Republikës së Kosovës iu shtua edhe një kuadër në fushën e komunikimit dhe studimeve mediale. Dr. Gëzim Qerimi sot në një ceremoni të organizuar nga Universiteti i Prishtinës, mori gradën doktor shkence. Urime miku im, suksese e të priftë e mbara. Përfitofshim nga puna e jote dr. Gëzim”.

Të ngjashme