Dëgjimet buxhetore në Lipjan dominohen nga kërkesat për investime infrastrukturore

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 08:42 | Nga

Organizata joqeveritare Aksioni Rinor për të Drejta të Njeriut (YAHR) ka publikuar raportin monitorues të dëgjimeve buxhetore (2019-2021), të cilat tashmë kanë përfunduar në 34 vendbanime të Komunës së Lipjanit.

Gjatë këtij procesi janë deponuar gjithsej 124 kërkesa për projekte të ndryshme kapitale, mirëpo kërkesat më të mëdha janë parashtruar për asfaltim të rrugëve, për ndriçim publik dhe për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Gjatë dëgjimeve buxhetore për vitet (2019-2021) banorët e fshatrave të Lipjanit kanë ngritur gjithsej 28 kërkesa për asfaltim të rrugëve, pastaj 16 kërkesa për ndërtimin e ndriçimit publik dhe 13 kërkesa për ndërtime dhe riparime të rrjetit të ujësjellësit”.

“Gjithashtu janë ngritur 12 kërkesa për kanalizim, 10 kërkesa për trotuare, 10 kërkesa për rregullim të shtretërve të lumenjve, 8 kërkesa për renovim të objekteve shkollore, 7 për fusha sportive, 6 kërkesa për asfaltim që lidhen vendbanimet në mes vete, 4 kërkesa për rrethoja të varrezave, 3 kërkesa për vendosje të pengesave nëpër rrugë, 2 çerdhe për fëmijë, 2 kërkesa për ndërtim të parqeve, 2 për ambulanca shëndetësore dhe një kërkesë për riparim të energjisë elektrike”, thuhet në raportin e OJQ “YAHR” .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme