Është arrestuar një person, pasi që i njëjti duke drejtuar veturën e tij, nën ndikim të alkoolit ka fyer një qytetar dhe pasi që patrulla ka tentuar që ta ndalë të dyshuarin, i njëjti ka tentuar që të ikë me veturë nga vendi i ngjarjes duke goditur veturën zyrtare të PK-së.
Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë në ora 21:57.
Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy pjesëtar të PK-së, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.