Mediat serbe, por edhe zyrtarët serbë janë marr intensivisht me deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili tha se “Serbia nuk mund të ulet në dy karrige”.
BE ka thënë se deklarata e zyrtarit amerikan nuk është qëndrim i Brukselit, ndërsa pikëpamjet e tij nuk janë të harmonizuar me BE-në.
Yee kishte thënë po ashtu, se ShBA mund të ketë ndikim që Serbia të këtë përparim në rrugën e saj Evropiane nëse nuk heq dorë nga lidhjet e saja me Rusinë.
Sipas burimeve të agjencisë Beta, BE në thotë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të ndikojnë nëse Serbia mund të anëtarësohet ose jo.
Rusia dhe Serbia, kishin kërkuar shpjegim nga liderët e lartë diplomatik të BE-së, se a mund të bëhen deklarata të tilla nga ShBA-të që thirren në emër të Brukselit. Po ashtu, kanë kërkuar, sipas burimeve, shpjegim se a mundet ShBA të vlerësoj nëse një vend mund të jetë anëtar i BE-së ose jo.
Mirëpo, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pati hamendësuar se deklarata e zyrtarit amerikan mund të llogaritet si paralajmërim që Serbia të pranoj bastet që Kosova është e pavarur dhe të mos ndërhynë Serbia më në integritetin territorial.