Takimi për dinarin në Bruksel, deklarohet ambasadorja gjermane në Serbi

Prishtinë | 27 Shk 2024 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

Ajo për Kosovo Online ka thënë se pret që në Bruksel të merren “vendime të mira”, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dinarin.

“Kjo vlen për Brukselin e vitit 2013 dhe për marrëveshjet që janë lidhur më pas, dhe sigurisht për vendimet e marra në Bruksel para gati një viti si dhe për ato në Ohër”, thotë Konrad.

Sipas saj, kjo është e rëndësishme për të gjithë në Kosovë dhe Serbi, dhe tani veçanërisht për ata që jetojnë në veri të Kosovës, sepse, thekson ajo, normalizimi i marrëdhënieve jo vetëm që do t’ua lehtësojë jetën shumë njerëzve në rajon por gjithashtu do të kontribuojë në çdo zhvillim të ardhshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Ne shohim se tensionet e vazhdueshme nuk janë të mira për asnjë palë, veçanërisht jo për njerëzit që jetojnë atje, duhet të ketë pasoja për moszbatimin e marrëveshjes dhe mendoj se duhet të jenë në qendër të vëmendjes, ata që marrin vendime politike në progres në zbatimin e marrëveshjes”, thotë e dërguara e Gjermanisë në Serbi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme