Deklarata e pacientit me COVID-19: Më ka marrë malli për familjen

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Brenda kësaj hapësire, përveç zhurmës së aparaturave, vështirë që mund të dëgjohet gjë tjetër, pasi që shumica e pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

E një pacient i shtrirë për dy javë në Klinikën e Intensive të QKUK-së, thotë se e ka marrë malli shumë për familjen e tij.

Me lot në sy, pacienti i prekur me COVID-19 thotë se do t’i respektojë rregullat anti-covid.

“Më ka marrë malli për familjen, nuk kam pasur asnjë kontakt as më të voglin. Nuk jam aspak pishman, janë rregullat dhe pajtohem me ato rregulla dhe do t’i respektojë ato”, thotë ai.

Të ngjashme