Deklarata skandaloze e kryetarit të Nikshiqit i cili mohoi gjenocidin në Srebrenicë: Nëse serbët s’bëhen bashkë, do të përfundoni si turq

Prishtinë | 17 Qer 2024 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

“Ne do të jemi të durueshëm. Gjithmonë do të presim me zemër hapur dhe duar hapur me pyetjen: A jemi vëllezër? Dhe nëse dikush nuk do që ne të jemi vëllezër, nëse dikush dëshiron të ngjajë më shumë si turq, për Zotin, në të ardhmen, ne do t’i trajtojmë ata ashtu siç i trajtojmë turqit”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, gjatë përkujtimit të 166 vjetorit të Betejës së Grahovecit, në Spasovdan.

E gjithë kjo mund të dëgjohet dhe shihet në një video që po qarkullon në rrjetet sociale.

Kryetari i komunës së Nikshiqit, Marko Kovaçeviq, i kërcënoi hapur malazezët “se do të përfundojnë si turqit”.

Ai mbajti një fjalim skandaloz në Ditën e Shpëtimtarit në Grahovac. Përveç gjuhës së urrejtjes, ai u ka dërguar edhe kërcënime malazezëve, duke u thënë se “ata që nuk pranojnë se janë vëllezër me Kovaçeviqin dhe të tjerët si ai, do të trajtohen si turq”.

Të ngjashme