Deklaratat dëshirore për dorëheqjen e Kurtit janë naive!

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 08:59 | Nga Artan Behrami

Hezitimi i LDK-së dhe AAK-së me dërgu Albin Kurtin në opozitë e bën disi narracionin e këtyre partive opozitare kundër Qeverisë totalisht të pabesueshme!

Veprimet e tyre janë amnisti e plotë e keqqeverisjes së Kurtit! Është hipokrizi me amnistu në kuvend e me kritiku nëpër studio televizive!

Me demek i ka bërë shumë dëme Kosovës, por jo mjaftueshëm! Papërgjegjësi totale! Deklaratat dëshirore për dorëheqjen e Kurtit janë naive!

E keqja që po i bëhet Kosovës nga qeverisja e Kurtit duhet të ndalet menjëherë.

Albin Kurti nuk është duke e dëmtuar familjen e tij, as shtëpinë e tij private. Këto dy gjëra të shenjta ai i ka të sigurta në Norvegji!

Me veprimet e tij, Kurti po i dëmton familjet e shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, duke i varfëruar çdo ditë.

Ai po dëmton familjen dhe shtëpinë tonë të përbashkët-Kosovën.

Prandaj, lërini pallavrat! Veç nëse keni vendos me ia dhënë edhe një mandat Kurtit!? Kallxoni!

Të ngjashme