Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit në rastin “Syri i Popullit”

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:20 | Nga

Të pandehurit  në rastin “Syri i Popullit” janë deklaruar të pafajshëm në seancën gjyqësore, që po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

I akuzuari Sadri Ramabaja tha se është viktimë e politikës.

“Unë jam viktimë e persekutimit politik. Ndjehem i pafajshëm”, tha Ramabaja.

Në këtë seancë, po merr pjesë edhe Azem Vllasi, të cilin tentoi ta vriste Murat Jashari, një nga figurat kryesore të Organizatës Terroriste “Syri i Poullit”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale,Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Ragip Sallova, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Behxhet Topolana, Avni Llumnica dhe Murat Jashari dyshohen se kanë kryer veprat penale “hakmarrje në ndihmë”, “dhunim”, “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “hakmarrje”.

Të ngjashme