Dy të miturit e dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, nuk e kanë pranuar fajësinë në seancën fillestare, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Lajmin për KALLXO.com e bëri të ditur avokati mbrojtës, Gjuran Dema.
KALLXO.com ka kontaktuar edhe me përfaqësuesin e palës së dëmtuar, avokatin Skender Musa.
“Familja e të ndjerit Aulon Zeka, presin proces të drejtë dhe të paanshëm”, tha Musa.
Ky proces gjyqësor po zhvillohet me dyer të mbyllura, derisa bëhet e ditur se seanca e radhës është caktuar më 29 dhjetor.
Aulon Zeka u vra më 16 shtator në Prishtinë.
Dy persona ngarkohen për vrasjen e Aulon Zekës, ndërsa një tjetër për moslajmërim të kësaj vepre penale.
Një seancë tjetër e këtij gjykimi ishte mbajtur më 6 dhjetor.
Sot para Pallatit të Drejtësisë u protestua dhe u kërkua drejtësi për Aulon Zekën.