Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se vendimi për kufizimin e lëvizjes është anti-kushtetues.
Mustafa përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këtë vendim mund ta marrin dy të tretat e deputetëve e jo Qeveria.
Shkrimi i plotë:
Vendimin për kufizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, mund ta marrin vetëm dy të tretat e deputetëve dhe jo Qeveria. Ndryshe shkelet Kushtetuta, pa marrë parasysh kush janë ata që kanë votuar dhe në çfarë rrethana. Prandaj qeveria do duhej ta rishqyrtojë vendimin e saj dhe karshi gjendjes së krijuar ti drejtohet Kuvendit. IM