Anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen në njërin nga hotelet e Prishtinës, për mbledhjen e jashtëzakonshme pas vendimit të kryeministrit Kurti për shkarkimin e ministrit ë Punëve të Brendshme, Agim Veliu. Kurti e ka shkarkuar veliun pa konsulta me partnerin e koalicionit, raporton Ekonomia Online.
Vet Veliu, para kësaj mbledhjeje ka thënë se nuk i bën përshtypje vendimi i Kurtit. Ai ka thënë se në këtë takim të kryesisë do të vendoset nëse kjo parti do të dalë nga koalicioni me VV-në.
Në mbledhje janë parë duke hyrë shumë emra të njohur të kësaj partie si: ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami, ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, nënkryetari Haki Rugova, Naser Osmani, kryetari i Vitisë Sokol Haliti.