Ajo është parë zakonisht me veshje të guximshme nëpër ngjarje në tapetin e kuq.
Por Tallia Storm ka befasuar të gjithë në natën e premten me pamjen e saj seksi në Festivalin e 70-të të Filmit në Kanë, shkruan Daily Mail.
Këngëtarja 18-vjeçare dukej si një princeshë me një fustan rozë, të qëndisur me lule, me dekolte ekstreme e pa sytjena, derisa zbriti në kryeqyteti francez për premierën e filmit Okja.
E qeshur dhe plotë sharmë, Tallia u konsiderua si një ndër yjet më tërheqëse.