Me reformatimin e dialogut dhe marrëveshjeve të arritura, në vitin 2013/15, Albin Kurti nga marrëveshja “All in one” me “njohjen” si kusht, ia solli Republikës së Kosovës “marrëveshjen bazike” alias “Planin franko – gjerman” me “zajednicën” si kusht, në Bruksel me 27 Shkurt 2023, pa e detyruar Serbin as ta njoh Kosovën si shtet i pavarur dhe as ta ndryshoj Kushtetutën serbe, për ta hequr Kosovën nga ajo. Mbeti vetëm implementimi i marrëveshjeve për “normalizimin e raporteve” ndërshtetërore,
Ketë lehtësim për Serbinë, e bënë obligim ndërkombëtar me Aneksin e Ohrit për implementim të detyrimeve nga Plani franko-gjerman, pika 5, ku trajtohet Artikulli 35 i BE, që përmbante kushtet ndaj Serbisë për anëtarësim, meqë Serbia e ka statusin e vendit kandidat që nga viti 2012, por nuk lëvizte tutje përshkaka të kushteve nga artikulli 35, që janë:
Ndërkohë, raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyanis, më 20 mars të këtij viti dorëzoi raportin prej 26 faqesh, ku theksohet se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i rekomandon Komitetit të Ministrave të KE, anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.
Nëse i referohemi qëndrimeve të Kryeministrit, Presidentes dhe Kryekuvendarit i cili në intervistë të TV Kanal10, sqaroi se, (pasi që vendimin gjyqësor ende kontestimor mes palëve, e kthyen në çështje politike, duke ja nënshtruar presionit ndërkombëtarë, ia regjistruan si prona të Manastirit të Deçanit, tokat të cilat deri me 19 mars 2024, ishin prona shoqërore në Agjencionin Qendror Kadastral), “meqë nuk shihnim ndonjë mundësi mos implementimi të vendimit, atëherë e pranuam si kusht për pranim në KE, që pritej sipas tyre me 22 mars”.
Piiiiip!
Emisari amerikan Eskobar ua bëri të ditur pas vizitës së fundit në Prishtinë, se nuk është veç ky kusht!
Por, Presidentja e vendit si “këlshedër mitike” në dyqan porcelanesh, ju vërsul Emisari Escobar, me plot patetizëm, duke ja kujtuar se “ai po shkel mbi gjakun e të rënëve për lirinë e Kosovës”.
E arsyetova “kulshedrën” se vërtetë “Amerika nuk e ka idenë se si, e me sa sakrifica e fituam lirinë”!
Raporti gjithashtu rekomandon Këshillit të Ministrave t’i ndajë Kosovës 3 vende në Asamblenë Parlamentare.
Mirëpo, ky raport tregoj edhe një mashtrim të kësaj qeveri, për kushtin “pronat e manastirit” që Kososva të pranohet në KE!
Pra po na del se kushtet kyçe janë:
Kjo përmbajtje e raportit, dekonspiron vizitat e Kurtit në Greqi.
Në raportin e propozimin e Bakojanis shihet fytyra e vërtet e Kurtit dhe ajo çfarë ky ka mundur të negocioj në këto vizita të shpeshta të kamufluara dhe diskrete në Greqi.
Po rezulton se mohimi i statusit shtetëror të Kosovës u negociua në vilat e shërbimit sekret grek, ku Kurti qëndron po thuaj se çdo fundjavë, apo sipas evidencave në vendkalimet kufitare ka mbi 40 hyrje dalje në Greqi.
Kuptohet përherë i shoqëruar nga agjentët grek, dhe personat tashmë shumë indikativ e të dyshimtë për misionin e tyre në Kosovë, të shpallur “non grata” nga qeveria e Kosovës organet zyrtare të sigurisë dhe inteligjencës, në vitin 2016, siç është kryetarja e komiteteve të partisë së Kurtit, Dejona Mihajlova, pastaj Elvis Hoxha dhe shumë kabinetarë që vijnë nga struktura argatësh të regjimit jugosllavo-komunist, siç e ka dhe vet kryekëshilltarin për negociata.
Prandaj përkundër fakti se mendoj që duhet lejuar të konsumoj tërë mandatin qeverisës, ky duhet ndalur me çdo kusht, duke e detyruar në dorëheqje, ngase po rrezikon shtetin.