Dega e OVL të UÇK-së në Pejë ka dekoruar me urdhrin Xhemajl Fetahaj, me motivacionin Atdhetar i Dalluar, disa nga bashkatdhetarët tanë, të cilët ndihmuan me mjete financiare Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Me këtë rast dekoratat u ndan për Dino Asanaj (post mortum – SHBA), Sadik Dinaj (Zvicër), Naser Shoshi (Francë), Tahir Krasniqi (Zvicër), Muharrem Gashi (Gjermani), Shaqir Gjocaj (Zvicër) dhe Gëzim Krasniqi (Austri).
Dekoratat u ndan nga kryetari i Degës së OVL të UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, i cili mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diasporës në përkrahje të luftës së UÇK-së.
Ndryshe, dekorimi me urdhrin Xhemajl Fetahaj për disa nga bashkatdhetarët që cilët ndihmuan financiarisht UÇK-në është bërë në bazë të vendimit të datës 16 qershor 2017.