Dekretohet ligji që zyrtarizon mësimin shqip në diasporë

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 08:24 | Nga

Zyrtarizohet mësimi shqip në diasporë. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, dekretoi Ligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 69/2012 për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, ku janë përfshirë propozimet e parashtruara në Strategjinë e re për Diasporën, shkruan sot Koha Ditore.

Mbi bazë të këtij ligji të rëndësishëm ministria përgjegjëse për arsimin do të krijojë regjistrin shtetëror të mësuesve të gjuhës dhe kulturës shqiptare jashtë vendit dhe do të pajisë me certifikatë nxënësit pas përfundimit të programit. Kriteret për krijimin e regjistrit shtetëror dhe dhënien e certifikatës miratohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin.

Gjithashtu, një tjetër shtesë e rëndësishme është përfshirja e përfaqësuesit të Ministrisë përgjegjëse për Diasporën në Këshillin Kombëtar të Arsimit Parauniversitar.

Të mërkurën, në takimin e përvitshëm të mësuesve të diasporës të Shqipërisë e Kosovës që u mbajt në Tiranë, ministri i Diasporës, Pandeli Majko, u shpreh se shqiptarët në diasporë po shkojnë drejt harresës së gjuhës shqipe pasi, sipas Majkos, vetëm 10% e nxënësve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit mësojnë gjuhën shqipe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme