Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq tha se një i dyshuar është arrestuar në Bijeljina për transportimin nga Presheva në Loznicë të vrasësit të policit serb.
“Z.R. (1985) është arrestuar në Bijelinë pasdite, në bashkëpunim me Policinë e Republikës Srpska, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Po ashtu edhe gruaja e tij I.R. është arrestuar si bashkëpunëtore në Mlladenoc”, tha Daçiq.
Sipas mediumit serb “Novosti” i dyshuari i arrestuar ka pasur letërnjoftim fals të Banja Llukës.
Tashmë është publikuar fotografia e tij.