Një fotografi nga viti 2000 shfaq disa nga modelet më të njohura kosovare në një pozë.
Ato kanë postuar për një ballinë të një reviste me emrin ‘Jeta’, ndërsa data e kësaj reviste tregon 10 qershorin e vitit 2000.
Në foton e realizuar nga Eliza Hoxha, shihen disa nga modelet më të njohura të kohës së atëhershme.
Aty vërehen atëherë modelja, tani aktorja Yllka Gashi, gjithashtu modelja e tani këngëtarja Drenusha Latifi, dhe dy modelet tjera me emrat Tetida dhe Edona, e gjithashtu edhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, shkruan Gazeta Express.
Liberta bie në sy pasi ajo në këtë foto shihet në moshë shumë të re, në fillimet e karrierës së saj dhe duket shumë ndryshe nga ajo që është sot.
Në një fustan të kaltër dhe fytyrën e trupin aspak si e shohim sot, Liberta pozon në skaj krah kolegeve të saj.
Sot Liberta njihet si një femër shumë sensuale me veshje dhe poza gjithmonë shumë ekstravagante, e me disa modifikime që e kanë bërë atë një super-femër.