Turqia miraton projektligjin për dërgim trupash në Libi

Prishtinë | 02 Jan 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Parlamenti i Turqisë e ka miratuar projektligjin që i lejon Qeverisë të dërgojë trupa në Libi për të intervenuar në konfliktin civil.

Ligjvënësit turq e kanë kaluar këtë projektligj këtë të enjte, me 325 vota për dhe 184 kundër, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Turqia është aleate me forcat qeveritare libiane të përkrahura nga Kombet e Bashkuara, që me bazë janë në kryeqytetin Tripoli.

Qeveria libiane ka zhvilluar luftë në nju kryengritje të forcave të prira nga gjenerali, Khalifa Haftar, në lindje të Libisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme