Del raporti mjekësor për Sanduloviqin: BIA e rrahu keq, ia theu brinjët

| 08 Jan 2024 | 15:21 | Nga

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka publikuar dëshmi të reja të rrahjes të politikanit serb, Nikola Sanduloviq.

Stojkoviq tha se atij iu është thyer një brinjë, teka shtoi se gjendja e tij shëndetësore është e tillë sa që ka qenë i pamundur transportimi i tij drejt Beogradit.

Në llogarinë e tij në X, Sanduloviq shkruan: Dëshmi të rrahjes së Sanduloviq në BIA.

Sot publikojmë raportin mjekësor të Qendrës Spitalore Klinike të Serbisë në Beograd, ku thuhet:

– se Nikolla Sanduloviq është rrahur nga persona të panjohur;

– se i është thyer brinja e shtatë nga rrahja në BIA;

– se gjendja e tij shëndetësore është e tillë që nuk është e mundur të transportohet nga Beogradi (në Nish, ku më vonë është ndaluar edhe pse nuk është marrë në pyetje).

Të ngjashme